Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera. Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj.