Dita e dytë e armëpushimit në Gaza nisi me lajmin se Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë pasi tre pengjet femra të liruara nga Hamasi një ditë më parë u takuna me familjet e tyre, në skena të ngarkuara me emocione. Shërbimi i Burgjeve të shtetit hebre njoftoi se kishte përfunduar lirimin e dhjetëra palestinezeve mëngjesin e sotëm. Të gjitha ata u liruan nga burgu Ofer dhe qendra e paraburgimit të Jerusalemit", theksohet në njoftim.