6 janari i këtij viti, i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, është shoqëruar nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në detin Jon në Sarandë. Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së “Shën Harallambit”, në qytetin e Sarandës, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit e dhënë nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.