Top Channel/ Dita e 36 e luftimeve, spitali kryesor i Gazës në terr
11/11/2023 22:45

Luftimet mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamas vijuan edhe këtë të shtunë. Për të pestën javë me radhë, trupat ushtarake izraelite po bombardojnë nga toka, ajri dhe deti; tunelet ku strehohen militantët e grupit terrorist të Hamas. Beteja, tashmë është bërë më e ashpër, pasi ushtarët e Izraelit kanë hyrë në Gaza dhe kanë rrethuar spitalin Shifa. Ushtria izraelite e përshkroi spitalin si qendrën kryesore të komandimit të grupit radikal palestinez Hamas, duke thënë se militantët e grupit po i përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe se nën të ka krijuar bunkerë. Beteja pranë kësaj zone është ashpërsuar akoma dhe më shumë, ndërsa furnizimet për civilët janë mbaruar. Po ashtu për shkak të mungesë së karburantit në këtë spital humbën jetën pesë pacientë, përfshirë dhe një fëmijë, pasi aparaturat dolën jashtë përdorimit. Ndërkohë palestinezët akuzuan trupat izraelitë se krahas terroristëve po qëllojnë edhe ndaj civilëve që ndodhen brenda apo jashtë spitalit. Akuza që u hodhën poshtë nga forcat e armatosura izraelite, të cilat I thanë BBC se trupat po luftojnë vetëm me Hamas dhe se do të ndihmojë në evakuimin e foshnjave nga departamenti i pediatrisë së spitalit Al Shifa. Izraeli ka bërë me dije se nuk do të tërhiqet deri sa të lirohen të gjithë pengjet që janë kapur nga Hamasi. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
Top Channel/ Dosjet Epstein-sot dëshmon Bill Clinton, Hillary:”Thërrisni edhe Trump-in nën betim”!
27/02 11:19
Top News – ‘Sa herë duhet ta them: Nuk e njoh Epstein’ / Hillary Clinton sfidon Trumpin të dëshmojë
27/02 11:17
Top News – Shpërthen vullkani i baltës / ‘Fundi i botës…’, banorët të frikësuar në Kolumbi
27/02 11:13
Top News – Macron në nëndetësen ‘top-secret’ / Evropa do mburojë bërthamore, shqetësim për SHBA
27/02 10:57
Top News – Pakistani bërthamor bombardon Kabulin /‘Luftë të hapur’ qeverisë talebane të Afganistanit
27/02 10:56
Top News – Irani ka raketa që godasin SHBA / Pretendimi i Trump nuk mbështetet nga inteligjenca
27/02 10:56
DIGITALB DIGITALB