Në ditën e 10-të të bllokimit të Koridorit VIII, vijon puna me kapacitet të plotë natën dhe ditën, për të bërë të mundur sërish aksesueshmërinë e një prej akseve rrugore më të rëndësishme në vend. Ka përfunduar devijimi i lumit Shkumbin në të majtën e tij dhe tashmë ka nisur sistemimi i terrenit nga ku do të kalojë bypass-i provizor 1.3 km që do të rikthejë lëvizjen.