Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare, “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacion për një të ardhme më të mirë”, që u mbajt në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale. Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të rinjve, Veliaj tha se bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën po përballen me sfidat e inovacionit, duke përdorur energjinë, zgjuarsinë dhe kreativitetin e tyre për të krijuar një të ardhme më të mirë.