Një ekip shumëkombësh po vazhdon kërkimet nga deti dhe ajri për nëndetësen e zhdukur, Titan. Nëndetësja me pesë turistë në bord u nis të dielën drejt rrënojave të Titankut, por humbi kontaktin një orë e 45 minuta pas nisjes. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën pasi nëndetëses besohet se i kanë mbetur vetëm disa orë furnizime me oksigjen.