Ngërci i ri i krijuar mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të bllokimit të dinarit serb në Kosovë, kërkon zgjidhje kompromisi sipas Ivan Vejvodës, nga Instituti për Shkencat Humane në Vjenë. Trysnia e bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën është e justifikueshme, mendon ai, duke marrë parasysh faktin që vendimi për të ndaluar dinarin serb erdhi prej autoriteteve të saj.