Një shtëpi u shkrumbua nga zjarri mesditën e të dielës në fshatin Murras në Elbasan. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por tashmë tre banorët e kësaj shtëpie kanë mbetur në qiell të hapur. Mendohet që zjarri nisi nga një shkëndijë elektrike në pajisjet elektro shtëpiake dhe u përhap me shpejtësi për shkak të çatisë me dru dhe veshjes së banesës me polisterol.