Një rulot që ofronte ushqim të shpejtë (fast food) pranë një shkolle publike është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku” brenda rrethimit të pallatit të sportit dhe përbri shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”.