Tensionet po japin shenjat e para të shpërthimit në veri të Kosovës: Një makine në Leposavic që sapo kishte konvertuar targat në RKS (Republika e Kosovës) i është vënë zjarri, njoftoi policia, teksa ende nuk është mësuar se cilër janë autorët e ngjarjes. Incidenti vjen vetëm pak ditë përpara se skadojë afati i 31 tetorit, kur parashikohet përmbyllja e procesit të riregjistrimit të makinave nga targat e lëshuara nga Serbia, në targat RKS.