Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, Durrës. Objekti që përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive, ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta, ndërsa zjarri rrezikonte disa banesa përreth, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.