Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07/2025 22:27

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me një ndjesi përvëluese lagështie që e bën jetesën thuajse të padurueshme. Asfalti “shkrihet”, ndërsa punëtorët në ambiente të hapura përballen me kushte të rrezikshme për shëndetin. Deri më tani, janë raportuar tre viktima nga i nxehti: dy në Sardenjë dhe një në Xhenova. Për shkak të situatës alarmante, INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) u ka komunikuar kompanive se mund të kërkojnë kompensime për ndërprerjen e punës për shkak të kushteve ekstreme, në rastet kur temperaturat kalojnë 35°C. Në Milano, për të përballuar valën e të nxehtit, autoritetet kanë vendosur që në tarracat e famshme të Duomo-s të ngrihet një qendër mjekësore emergjente për turistët, nga data 1 korrik deri më 15 shtator, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 17:00 – në orët më kritike të ditës. 20 qytete italiane janë në nivelin maksimal të alarmit të kuq për të nxehtin. Megjithatë, nga fundjava pritet një përmirësim i pjesshëm i situatës në Veri të vendit, ku priten reshjet e para dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave. Në Qendër dhe Jug, klima do të mbetet për momentin e qëndrueshme dhe me diell. Por vala e të nxehtit nuk po kufizohet vetëm në Itali. E gjithë Europa Jugore po vuan nga temperaturat ekstreme.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB