Në skena që rikthyen në kujtesë lëvizjen e jelekëverdhëve, protestuesit në Paris janë përleshur me policinë pasi qeveria franceze vendosi ta miratojë forcërisht reformën e pensioneve, duke anashkaluar votimin në parlament. Turma njerëzish mbushën Place de la Concorde në përgjigje të venditmi për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjec. Plani I Emannuel Macron kishte ngjallur prej dy muash debate të zjarrta politike e greva massive. Por kur kryeministrka Élisabeth Borne përdori nenin 49:3 të Kushtetutës që lejon qeverinë të marrë vendim duke shmangur parlamentin, atehërë indinjata popullore shpërtheu sërish.