Top Channel/ “Digjet” Evropa, mbi 20 mijë të evakuuar në Francë. Tmerr në Spanjë e Siçili
23/07/2026 22:41

Mbi 20 mijë njerëz janë evakuuar në disa qytete të Francës, për shkak të zjarreve që vijojnë të përhapen me shpejtësi. Zyrtarët njoftuan për mijëra hektarë sipërfaqe të djegura, ndërsa rreth 700 zjarrfikës luftojnë me flakët. Autoritetet franceze theksuan se 10 mijë turistë ishin mes atyre që u evakuuan nga kampingjet në jugperëndim të Francës, ndërsa vazhdon lëvizja edhe në zona të tjera, ku zjarret rrezikojnë jetën e banorëve.