Një banesë në lagjen “Misto Mame” në kryeqytet u përfshi nga flakët këtë të diel. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:35 ndërsa shkak dyshohet se u bë bombola e gazit. Zjarri u përhap me shpejtësi duke djegur një pjesë të pajisjeve elektroshtëpiake. Drejt vendit të ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, që bën të mundur dhe fikjen e zjarrit. nga flakët pati panik në të gjithë zonës pasi u rrezikua dhe një magazinë bojërash si dhe disa banesa që ndodheshin aty pranë.