Top Channel/ “Digjet” Argjentina, zjarret masive shkrumbojnë mijëra hektarë pyje
14/03/2023 21:37

Argjentinë është përfshirë nga zjarre masive të cilat kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje. Zona më e prekur është provinca e Corrientes, aty ku flakët nisën dy ditë më parë dhe kanë vijuar të përparojnë më shumë. Autoritetet vendase kanë raportuar se ky është zjarri më i madh i këtij sezoni. Rreth 150 zjarrfikës, ushtria, dy avionë dhe një helikopter po punojnë në zonë për të shuar flakët, por thatësira ka vështirësuar gjendjen. Edhe pse ndodhen në gatishmëri situata i ka dalë jashtë kontrollit, pasi 3000 hektarë tokë janë shkrumbuar totalisht, ndërsa era fryn me 30 kilometra për orë. Deri më tani janë regjistruar 17 burime zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 11 në verifikim. Flakët janë përhapur deri në shtatë kilometra e gjysëm, duke arritur në disa prona, ku ka ferma. Kryqi i Kuq dhe Ministria e Shëndetësisë janë në zonë për të ndihmuar të prekurit nga zjarri dhe tymi. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon një probabilitet të lartë për stuhi, ndërsa temperaturat maksimale do të vijojnë deri në 30 gradë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/Dosja Epstein, dalin edhe 1 milion të reja, autoritetet amerikane thonë se do publikohen
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
DIGITALB DIGITALB