Një anije mallrash që transportonte tre mijë makina u përfshi nga flakët, të cilat lanë të vdekur një person të ekuipazhit. Roja bregdetare holandeze njoftoi se mbetën të lënduar disa persona të tjerë. Anije dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin.