Një pjesë e varrezave të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës. Ndërkohë policia nisi procedimin penal ndaj një 33-vjecari i cili dyshohet se i vuri zjarrin disa shkurreve ngjitur me varrin e nënës së tij, flakë të cilat më pas u përhapën në një sipërfaqe më të gjerë.