Edhe tre vetura të tjera u dogjën orët e para të mëngjesit të së premtes në veri të Kosovës. Policia ka informuar se veturat me targa RKS janë në pronësi të qytetarëve serbë, dy në Mitrovicë të Veriut e një në Zveçan. Një natë më herët janë djegur edhe dy vetura të tjera në Zubin Potok. Njohësit këtë e lidhin me një presion për minim të zgjedhjeve të 23 prillit.