Vazhdimi i dialogut Kosovë Serbi do të sjellë në rajon përsëri emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kësaj radhe edhe me këshilltarët e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman. Nga Bashkimi Evropian bëjnë me dije se ndarazi emisarët do të takojnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të parë si do të vazhdohet tutje me dialogun. Përfshirjen më intensive në dialog të Francës dhe Gjermanisë e ka mirëpritur i pari i qeverisë, Albin Kurti.