Duket se vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza Spiropali, pasnesër në Athinë pritet me interes të madh. Shembull I qartë është intervista për gazetën greke Ta Nea, ku Spiropali shprehet e vendosur se vjen në kryeqytetin grek të diskutojë “për gjithçka” me homologun grek, Jorgo Gerapetritis, duke e cilësuar Greqinë si një partner strategjik për Shqipërinë.