Lajmin e pranimit të 50 të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet britanike, e publikon tabloidi britanik Daily Mail i cili e cilëson atë si “një gjest të vullnetit të mirë me rastin e Vitit të Ri” nga ana e qeverisë shqiptare. 50 të burgosur kanë pranuar vullnetarisht të vuajnë pjesën e mbetur të dënimeve të marra nga gjykatat britanike nëpër burgjet e tejmbushura shqiptare, në bazë të një marrëveshje të re.