Top Channel/ Dhuratat për 7 mars, një trend i ri përtej buqetave, çfarë morën mësuesit
07/03/2025 19:50

Në shkollat shqiptare 7 marsi është mes mësimit dhe festës. Klasat mbushen me lule, mesazhe falenderimi dhe aktivitete kushtuar mësuesve. Por përtej buqetave, kjo ditë shoqërohet edhe me një trend tjetër: dhurata materiale ndaj mësuesve. Praktikë është kthyer tashmë të mblidhen shuma simbolike në klasa, por ka edhe disa nxënës që zgjedhin dhurata personale, bizhuteri apo deri te objekte shtëpiake. “U mblodhëm vendosëm nga 13 mijë lek, edhe i blemë një varëse floriri dhe një tas për fruta të thata”. Shishet me alkool janë një tjetër formë falenderimi. Mirënjohja ndaj arsimtarëve tregohet edhe me para. “Unë dhashë lek”, “dhe unë”, “kontribuam si klasë me nga 1000 lek dhe një buqetë me lule. Mësuesja u kënaq shumë”-shprehen disa nxënës. Por si e përjetojnë mësuesit këtë mënyrë falenderimi për përkushtimin e treguar gjatë vitit mësimor? “Të jem e sinqertë është siklet. Por kjo është dita jonë, si të thuash me fjalë apo me gjëra të tjera gjejnë forma për të na falenderuar”-shprehet një mësuese. Mënyrat e shprehjes së vlerësimit në ditën e mësuesve ka ndarë opinionin publik, një anë e sheh të arsyeshme e të tjerë të tepruar. Por ka edhe raste të veçanta, kur familjarët njoftohen që në klasa nuk do të pranohen dhuratat. “Nipi nuk i dha. Mësuesja tha s’dua asgjë. Janë të rralla”. E rrallë është edhe të mos harrosh mësuesen që ka dalë prej 12 vitesh në pension, e të shohësh gëzimin kur merr lule. Siç është emocioni që na dhuroi Nexhmije Agolli. “Kanë ndryshuar shumë kohët. Ne kënaqeshim me një lule”. Por fati i buqetave nuk është shpesh jetëgjatë. Blihen për mësuesit, por ndodh edhe që përfundojnë pas shkollës në duart e nxënësve.

Top Channel/ Vjedhje në Lungomare, turistit të huaj i grabitet varësja, në kërkim autori
04/03 22:46
Top Channel/ Aksidentohet punonjësi i bashkisë në Gjirokastër, ra nga kati i dytë teksa pastronte
04/03 20:03
Top Channel/ Rritet pesha e shqiptarëve! 60% e të rriturve mbi peshë. 1 në 10 fëmijë është obez
04/03 19:58
Top Channel/ Kantieret, 90% janë në shkelje! IKMT: 10 ditë afat. Sula: Kontroll edhe në tregje
04/03 19:50
Top Channel/ Braho raporton në Bruksel, pyetet për kapitujt që lidhen me gjyqësorin
04/03 19:49
Top Channel/ Dënimet për “Sterilizimin”, GJKKO 28 vite burg për tetë të pandehurit
04/03 19:45
Top News- Arrestohet 22-vjeçari për kokainë/ U kap në Dhërmi, iu gjet dhe një pistoletë sportive
04/03 18:37
Top News- Konkurrenca monitoron karburantet. ‘Nuk do tolerohen luhatjet e pajustifikuara të çmimeve’
04/03 17:35
Top Channel/ Ushtria amerikane rrëzon një tjetër raketë balistike, dyshohet se kishte destinacion …
04/03 16:27
Top News- Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme
04/03 15:56
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:47
Top News – Begaj dekreton ndryshimet në qeveri. Presidenti firmos dekretet pas propozimit të Ramës
04/03 15:45
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:44
Top Channel/ Investimet e krimit në pasuri, raporti zbulon asetet kryesore të sekuestruara
04/03 15:26
Top Channel/ Lufta ndali turizmin/ Ndërpritet çdo komunikim me vendet e Lindjes së Mesme
04/03 15:18
Top Channel/ Begaj firmos ndryshimet në qeveri, dekretohen shkarkimet dhe emërimet e reja
04/03 15:10
Top News – Arrijnë Tiranën, Athinën e deri në Vjenë / Rrezja e raketave të Iranit rrezikon Evropën
04/03 15:05
Top News – Punëtori bie nga lartësia, arrestohen përgjegjësit e Shërbimit Publik në Gjirokastër
04/03 14:53
Top News – PD kundër draftit të Rregullores. ‘Ndryshime të njëanshme, nxitet defunksionalizimi’
04/03 14:53
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
DIGITALB DIGITALB