Katër ditë pasi u vetëdorëzuan në polici, gjykata e Korçës ka liruar 4 autorët që dhunuan me shkopinj bejsbolli 30 vjeçarin Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në qytet. Në seancën gjyqësore të mbajtur mëngjesin e sotëm, gjykata ka caktuar vetëm detyrim paraqitje për dielës Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollarin dhe Erion Gurën.