Altin Meçaj, nga Cakrani i Fierit, prej vitesh emigrant në Gjermani ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme. Autori është një polic, ndërsa Meçaj është dhunuar pasi i ka dërguar një mesazh në mesenger, një bashkëfshatareje qe sipas tij është motra e punonjësit të policie ne komisariatin e Fierit. I dhunuari rrëfen momentet e tmerrit ndërsa kërkon drejtësi.