Dhunimi i një të burgosuri shqiptar nga 4 efektivë të policisë greke ka marrë përmasa të mëdha orët e fundit edhe në shtypin vendas. Kanalet e mëdha televizive, gazetat dhe portalet i janë referuar me hollësi dhe detaje torturave që i janë bërë 33-vjeçarit Sajmir Zefi i njohur edhe si Simos Prelas.