Dashuri Rrapaj në roskovec të Fierit nuk jeton më. Jeta e saj u ndërpre nga të shtënat e pushkës së bashkëshortit me të cilin kishte rreth 5 dekada e martuar. Disa ditë më herët Xhuana Nikollaj 25 vjeçarja nga Lezha u shty në vetvrasjer nga dhuna e ish partnerit. Jeta e ndërprerë e këtyre grave dëshmon se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Ne vetem 3 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë shënuar 490 raste të dhunës në familje. Referuar statistikave të policisë së shtetit 311 prej tyre kanë qenë gra e vajza të cilat janëe dhunuar nga partnerët e tyre.