Sherri masiv në Hamallaj të Durrësit ka përfunduar me arrestimin e gardistit Martin Nikolla i cili u përfshi paraditen e së dielës bashkë me vëllezërit e tij në një sherr me familjen Kaçi. Ai madje qëlloi me armë zjarri në ajër. Menjëherë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka përjashtuar nga Garda, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e ka arrestuar për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.