Top Channel/ Dhjetëra viktima pas sulmit, “xhindoset” Pakistani: Do kundërpërgjigjemi ndaj Indisë
07/05/2025 21:47

Kryeministri i Pakistanit, Shebaz Sharif, është zotuar se do të kundërpërgjigje, pas sulmeve ajrore të Indisë, që lanë të vdekur dhjetëra persona, teksa tensionet mes dy fuqive – që kanë armë bërthamore – kërcënojnë që të përshkallëzohen edhe më shumë. Takimi i Komitetit Kombëtar për Siguri i Pakistanit më 7 maj përfundoi me vendimin për të autorizuar ushtrinë e shtetit për t’u kundërpërgjigjur. Në njoftim u shtua se India “edhe një herë ka nxitur zjarr në rajon”. Disa orë para këtij njoftimi, forcat indiane goditën caqe në mbarë Kashmirin, e administruar nga Pakistani, dhe në provincën Punxhab të Pakistanit. India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu. India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm. Ushtria pakistaneze tha se vetëm civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore të 7 majit, duke shtuar se numri i viktimave është 26, ndërkaq 46 të tjerë janë plagosur. Pakistani ka pretenduar se ka rrëzuar disa avionë indianë dhe të dyja palët kanë vazhduar të garantojnë përtej Vijës së Kontrollit – kufirit de facto në Kashmir – që nisën që nga sulmi i prillit. Këto janë luftimet më të ashpra mes dy palëve në më shumë se dy dekada. Pakistani ka thënë se sulmet e Indisë janë “akt flagrant i luftës”.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39