Një incident ka ndodhur para pak çastesh tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Mediet fqinje shkruajnë se dhjetëra persona kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë. Ende nuk dihen detajet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë. Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës. Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.