Ditët me reshje shiu dhe erëra të forta bëjnë që në Vlorë rrjeti i kanalizimeve të mbushet me mbetje të cilat përfundojnë në det. Mbeturina të shumta të hedhura nga qytetarët nëpër kanalet kulluese dhe kanalet e ujërave të zeza përfundojnë në det, por për shkak të rrymave detare ato kthehen sërish në bregdet duke na sjellë këto pamje.