Përkeqësimi i motit në vendin tonë ka përfshirë dhe gjirin e Durrësit, ku anijet e tonazhit të vogël dhe flota e peshkimit kanë pezulluar lundrimin në pritje të qetësimit të detit. Era e fortë ka shkaktuar dallgë të mëdha në det të hapur me forcë deri në 7 ballë. Për këtë arsye autoritetet portuale kanë ndaluar përkohësisht lundrimin për të parandaluar incidentet.