Kjo e hënë ka sjellë dëme të rënda në vijën bregdetare të Adriatikut, në zonën e Divjakës, ku argjinatura detare është çarë si pasojë e motit ekstrem. Erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën dhe duke shkaktuar shembjen e saj.