Një makinë tip“Porche” është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Mjeti me targa AB 707 PS është në pronësi të personit Daniel Qëndraj. Policia e Vlorës ka marrë në pyetje pronarin e automjetit i cili ka një dyqan për rregullimin e fenerave të makinave.