Publikohen detaje të reja nga arrestimi i shqiptarit nga Kosova Remzi Azemi, i cili u ndalua më 6 dhjetor në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi kërkohej në Ekuador për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit 40 vjeç, krim i ndodhur më 30 maj të vitit 2017 në Guajakil.