Top Channel/ Detaje nga masakra në Suedi, babai i vrasësit: e pabesueshme
04/02/2025 22:02

"Të shtënat masive më të këqija në historinë e Suedisë", e cilësoi kryeministri suedez, Ulf Kristersson, sulmin me armë që la pas 10 të vdekur në një shkollë në Orebro të Suedisë. Ishte "akt brutal brutale dhe vdekjeprurëse", tha kryeministri, teksa ngushëlloi familjarët e viktimave dhe tha se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë më në vend. “Mendimet tona në këtë moment shkojnë edhe për të lënduarit dhe familjarët e tyre, si dhe për të tjerët të prekur. Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim vlerësimin më të madh për policinë e personelin mjekësor që punoi intensivisht për të shpëtuar dhe mbrojtur jetë njerëzish në këtë ditë të errët”, tha mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf. Autori, një shtetas suedez 35-vjeçar, është në mesin e viktimave. Ai qëlloi veten pas masakrës që shkaktoi në institucionin arsimor. Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Orebros, autori, që nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar i vetëm, duke përjashtuar mundësinë e një akti terrorist. I shokuar nga ngjarja, babai i autorit nuk u besonte syve kur pa lajmin në ekran. “Nuk di asgjë, kjo duhet të jetë e pamundur”, tha ai në një telefonatë për gazetarët. Pesë persona ndodhen në spital, katër prej të cilëve iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra. Dëshmitarët përshkruajnë çastet e tmerrit në kampusin, që frekuentohet nga studentë mbi 20 vjeç e ku ofrohen kurse të gjuhës suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara. “Një person hapi derën e klasës pas pushimit të drekës dhe duke bërtitur, tha se të gjithë duhej të dilnin jashtë”, tregoi një mësuese. "I nxora të gjithë 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë. Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës. Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur. E kuptova se ishte shumë serioze”, tha ajo për Reuters. Ajo pohoi se në institucionin arsimor kishte shumë pak nxënës kur ndodhi sulmi, pasi shumica ishin larguar kur përfunduan testimin. Dhuna dhe sulmet me armë janë shtuar gjatë viteve të fundit në Suedi, duke rritur shqetësimet për sigurinë në vend.

Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
Top News- Qytetarët urojnë Fitër Bajramin/ Mesazhe për bashkim, solidaritet dhe dashuri
20/03 10:48
Top News – Izraeli dhe Irani ‘pa frena’ / Sulme të reja, kriza në Lindjen e Mesme vetëm thellohet
20/03 10:47
Top News – Lufta në Iran si Pearl Harbori / Trump shokon kryeministren japoneze: Pse nuk më tregove?
20/03 10:41
Top Channel/ Samiti i BE-së, Orban bllokon ndihmat për Ukrainën: Thirrja për Iranin: Ulni tensionet!
20/03 10:32
Top Channel/ Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Taksa për kalimin në Hormuz!
20/03 10:32
Top News – Temperatura 42 gradë celcius në dimër, çmendet moti, rekord nxehtësie në SHBA
20/03 10:29
Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
DIGITALB DIGITALB