Top Channel/ Dëshmia tronditëse e autorit që qëlloi Astrit Kalanë: Ja pse e vrava
28/10/2025 19:41

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë mesditën e 6 tetorit, kur brenda sallës së Gjykatës së Apelit u vra me armë zjarri magjistrati Astrit Kalaja. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen e hetimit, duke zbardhur të plotë deklaratën e autorit të vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi. Sipas dosjes së Prokurorisë, lexuar nga Top Channel, Shkambi ka deklaruar se ditën e ngjarjes, është nisur nga Shkodra me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, për të qenë prezentë në gjyqin që do të mbahej në mesditë për çështjen e tyre pronësore. Ai deklaron se të dy ata fillimisht ishin ndalur në Lezhë, kishin pirë kafe ngushëllimi tek disa të afërm të tyret, dhe më pas kishin mbërritur në Tiranë. Ai përshkruan gjithë veprimet që ka kryer deri në momentin e vrasjes dhe më pas dorëzimit para efektivëve…. Pas mbërritjes në Tiranë, 30-vjeçari ka parkuar makinën dhe më pas, me armën që mbante në brez, është futur në sallën e gjyqit, ku shoqëronte xhaxhanë si palë në proces. Gjatë kohës kur kanë qenë duke pritur të niste gjyqi, ai ka parë edhe Ragip Kurtaj me të birin, që ishin pala tjetër në proces, por nuk kanë pasur asnjë komunikim mes tyre. Shkambi rrëfen se ka qenë prezent në sallën e gjyqit, dhe pas gjyqtari Astrit Kalaja ka dhënë vendimin, ai ka nxjerrë nga brezi armën (që e mbante prej 10 vitesh pa leje, por thotë se nuk e ka përdorur kurrë), e ka mbushur, i ka hequr siguresën dhe ka shtënë në drejtim të gjyqtarit. Gjyqtari ka qenë duke u larguar drejt dhomës së këshillimit kur është qëlluar disa herë në pjesën e sipërme të trupit. Shkambi thotë se ka qenë i tronditur dhe në gjendje shoku pas vendimit, dhe pasi e ka qëlluar, ka shtënë sipas tij në mënyrë të pavetëdijshme edhe një herë nga dera ku kanë qenë duke u larguar me vrap Ragip Kurtaj dhe djali i tij, të cilët mbetën të plagosur, por ai thotë se nuk kishte qëllim të gjuante drejt tyre sepse problemin nuk e kishte me ta. Më tej në dëshminë e tij, thotë se i është afruar trupit të gjyqtarit, që ishte thuajse i rënë përtokë, dhe thotë se e pa që ishte gjallë dhe i vetëdijshëm. Në ato momente pranë tij ka qenë sekretarja gjyqësore, e cila e frikësuar i ka thënë: Të lutem, të lutem. “Qetësohu, nuk kam gjë me ty”, i ka thënë ai dhe më pas është larguar nga salla.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB