Gjykata e apelit vendosi detyrim paraqitje për ciftin Agustin dhe Valbona Prenga , të cilët u arrestuan mbasi dhanë dëshmi të rreme në gjykatën e Lezhës mbi dy vrasje të ndodhura 29 vite më parë. Dëshmitarët ishin thirrur për të treguar se cfarë kishte ndodhur gjatë vrasjes në 1997 të Ardian dhe Majlinda Gjergji, kjo e fundit motra e Valbona Prengës. Të dy ata konsiderohen dëshmitarë okularë mbasi janë shprehur se panë gjovalin Lesin duke qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve