I gjithë vendi po përballet prej më shumë se 48 orësh me një situatë dramatike me zjarret. Një viktimë, disa të plagosur, qindra banorë të evakuuar, dhjetëra shtëpi të djegura e të tjera që vijojnë të digjen! Është ky bilanci i zjarreve nga veriu në jug, që po kërcënon vendin mes temperaturave ekstreme dhe thatësirës. Situata vijon të jetë më problematike në Gramsh, aty ku u shënua dhe viktima e parë.