8-mujori i këtij vitit ka rezultuar mjaft pozitiv për turizmin që duket se ka rikuperuar goditjet e pandemisë. Sipas Institutit të Statistikave, më shumë se 5.6 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vend nga janari deri në fund të gushtit, duke tejkaluar kështu jo vetëm vitin e kaluar, por edhe vitin e cilësuar si më të mirë deri më tani, atë të 2019.