13 nga 14 doganierët grekë të Qafë Botës të cilët akuzohen për krijimin një organizate kriminale, sepse merrnin rryshfete në mënyrë të përsëritur janë dërguar në paraburgim. Deponimet e tyre pranë prokurorit dhe gjyqtarit hetues të Igoumenitsës nisën mëngjesin e së dielës dhe procedura zgjati pothuajse njëzet orë, ndërsa vendimi për paraburgim u bë i njohur sot në orët e para të mëngjesit.