Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është gjithmonë një ndeshje për të mos u humbur edhe në këtë përballje të 165 mes tyre. Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të zbresin dy skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptarë. Dy presidentët e Tiranës Refik Halili dhe gazmend Demi i Partizanit në prag të kësaj sfide tregojnë për Top Channel emocionet e tyre për ndeshjen më të madhe të këtij edicioni që po shkon drejt fundit.