Pas 9 vitesh Dinamo dhe Tirana do të luajnë derbin tjetër të kryeqytetit në këtë sezon, madje tre ndeshje rradhazi. E para do të jetë ajo e Kupës ditën e nesërme në "Air Albania Stadium". Bardheblutë shkojnë në këtë ndeshje si skuadra kryesuese e Superiores por që ende nuk e ka matur forcën me Dinamon në këtë sezon dhe këtë të mërkurë do të jetë përballja e parë e tyre.