Seanca plenare e Kuvendit nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës për bojkotin në mbledhjet e Komisionit të Reformës Territoriale. PS nuk pranoi të heqë nga rendi i ditës propozimin e tyre për zhbërjen e formulës së barazisë dhe që të marrin drejtimin, duke i lënë afat PD-së që të vendosin deri në mbrëmje nëse do marrin pjesë ose jo në komision, në të kundërt do të votojnë ndryshimet.