Top Channel/ Deputeti vandal në Greqi/ “tërbohet” në Galeri ligjvënësi ekstremist
13/03/2025 22:43

Galeria Kombëtare e Greqisë ka publikuar pasditen e së enjtes video nga momenti i vandalizmit të veprave të artit prej deputetit Nikos Papadopoulos të partisë së ekstremit të djathtë Niki. Është pikërisht momenti kur deputeti në fjalë ndodhet në ambientet e ekspozitës në Galerinë Kombëtare dhe fillon të vandalizojë veprat e artit. Së bashku me një person tjetër, fillimisht hedhin në dysheme tre piktura, ndërsa në të njëjtën kohë dy punonjëse që ndodhen aty ju dalin përpara duke hapur krahët dhe përpiqen t'i ndalojnë.Por zoti Papadhopoulos vazhdon aktin e tij duke hedhur në dysheme një pikturë tjetër nga ekspozita. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe ka shkaktuar edhe mbylljen e Galerisë. Policia greke e ka arrestuar për disa orë deputetin i cili është anëtar i partisë së vogël ultra-fetare me 10 vende në parlament që ofron një përzierje të tradicionalizmit të krishterë ortodoks dhe nacionalizmit. Punimet ishin pjesë e një ekspozite të artistëve grekë, e hapur që në janar dhe të titulluar "Joshja e të çuditshmit" që përfshinte karikatura të ikonave dhe temave fetare dhe shoqëron një shfaqje paralele të 80 veprave të mjeshtrit spanjoll të fundit të shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të, Francisco Goya. Sipas deklaratave të reja të tij Papadhopoulos vazhdon të mbrojë atë që ka bërë duke i quajtur ato vepra arti mëkatare dhe “jashtëqitje djalli” dhe se ekspozita ishte blasfemuese kundër Virgjëreshës Mari dhe Krishtit . Krijuesi i veprave në fjalë, Christoforos Katsadiotis, vendosi të lërë në dysheme veprat e dëmtuara si provë sulmi. Siç thuhet në një deklaratë të ekpsozuar aty kjo zgjedhje është një vendim i ndërgjegjshëm që kërkon të nxjerrë në pah dhunën si një simptomë sociale. Kryetari i parlamentit pas ngjarjes në fjalë ka vendosur shkurtimin me 50% të dëmshpërblimit mujor të deputetit për vandalizmin e Galerisë Kombëtare dhe vendimin për sjellje antiparlamentare e kanë aprovuar gjithë deputetët e tjerë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50