Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30 vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën.