Ligjvënësi gjerman, Knut Abraham, shprehet tejet i shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, sepse situata atje po përkeqësohet, e kjo thotë ai, është absolutisht e dëmshme për aspiratat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës drejt Europës. Në një intervistë për DW, deputeti i mëshon idesë se për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm, është e nevojshme të flitet me të dyja palët. Mbi të gjitha shoh se pala serbe duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një qasje të dyfishtë