Protestuesit vazhdojnë protestën, teksa u zhvendosën drejt Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas, drejt Bashkisë së Tiranës. Demokratët i vunë flakët banderolës në seli, ndërkohë që kanë hedhur herë pas here molotov. Nga shpërthimi i molotovëve, është rrezikuar edhe një operator, që po filmonte. Po ashtu, flakët kanë rrezikuar dhe disa policë.