Janë shtuar rastet e adoleshentëve që vuajnë nga stresi dhe ankthi. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, 1 në 7 të rinj në vendet e BE vuan nga çrregullime mendore. Ndërkaq, ekspertët në Shqipëri mendojnë se probabiliteti në vendin tonë është më i lartë dhe duhen konsulta me psikologun.